Sport

Trajneri i Shkëndijës zbulon se çfarë i tha Jose Murinho pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 24 September 2020

Shkëndija është eliminuar nga rrethi i tretë kualifikues në Ligën e Evropës, pasi është mposhtur nga Tottenhami në Shkup me rezultat 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për skuadrën angleze i shënoi Lamela, Heung Min Son dhe Harry Kane, ndërsa për tetovarët realizoi Valmir Nufiu.

Pas takimit trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, ka zbuluar fjalët që i’a ka thënë Jose Mourinho pas ndeshjes.

-Advertisement-

“Mourinnho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka.

Tutje ai dhe se ta kesh kundërshtar strategun portugez është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij.

“Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Mourinhon, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera