Sport

Trajneri i njohur: Stadiumi nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj, për këtë ka disa arsye

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 20 November 2019

Stadiumi nacional për Përfaqësuesen e Kosovës ishte vendosur që të ndërtohej në Drenas derisa në pushtet ishte qeveria ‘Haradinaj’, por me largimin e këtij të fundit nga ekzekutivi dhe me fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, mund të ketë ndryshime në këtë aspakt.

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mbrëmë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë, raporton Zëri.info.

Derisa po zhvillohet ky debat, mendim për këtë çështje ka dhënë edhe trajneri i njohur kosovar Agron Selmani.

-Advertisement-

Ish-‘timonieri’ i Ferizajt ka thënë se stadiumi nacional duhet të ndërtohet në Ferizaj, dhe se për këtë ka dhënë disa arsye.

Shkrimi i plotë i Selmanit në ‘Facebook’:

“Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj

– Qyteti i Ferizajt, është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë – Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti i Kosoves ( Prishtina) dhe poashtu 42 km nga Shkupi nga kryeqyteti i Maqedonis se veriut ,Ferizaj është natyrshëm i lidhur edhe me qytetin e madh të futbollit qytetin e Tetovës,Ferizaj poashtu është i vendosur në mes të qyteteve Gjilan(Viti-Therand) dhe Prizren me një qasje të lehtë deri në Ferizaj.
-Qyteti i Ferizajit me kohë ka ndarë zonën sportive me mbi 27 hektar tokë me tërë infrastrukturen e nevojshme ,zonë kjo që ndodhet në kuadrin e palestrës sportive Bill Klinton ku është edhe stadiumi i qytetit të Ferizajit si dhe palestra sportive “Bill Klinton”
-Pozicioni i till bën që stadiumi të ketë një qasje shumë të lehtë në të dy autostradat ( Prishtinë-Prizren-Kukes -Tirane si dhe Prishtinë -Ferizaj-Shkup)
-Ferizaj në afërsi ka edhe aeroportin ndërkombetar “Adem Jashari” me qasje nga të dy autostradat por edhe me lidhjen e rrugës magjistrale Ferizaj –Prishtine nëpërmjet Lipjanit e cila mbase mund të jetë me afër se edhe vet kryeqyteti.
-Qyteti i Ferizajit ka poashtu edhe lidhjen hekurudhore me stacionin e saj mu në qendër të qytetit ,kurse zona sportive është larg stacionit hekurudhor 25 minuta ecje në kembë.
-Qyteti i Ferizajit ka kapacitete turistike dhe hoteliere të mjaftueshme për të akomoduar edhe mysafir të rangut më të larte por edhe adhuruesit e lojes se futbollit ,dhe te gjitha keto në afersi të zonës sportive.
– Zona sportive në qytetin e Ferizajit është një zonë me mbi 27 hektar tokë me mundesi të zgjerimit e cila zonë në tërsi është një zonë e urbanizura dhe e mbështetur me të gjitha elementet përcjellse që një vizitor apo një shikues të ndihet komod jo vetem gjate 90 min te ndeshjes.
-Qyteti i Ferizajit ka traditen sportive ,por edhe traditen turistike sepse ka në afersi zonën turistike të Brezovices por edhe të Jezercit
– Në qytetet (Prishtine, Drenas ,Mitrovic,Gjilan,Prizren jan të realizuar apo jan në realizim projektet per stadiume) ,pse të dublifikohen investimet !?
– Rajoni i Ferizaji( Ferizaj,Kaqanik,Shtime ,Elez Han) ështe një rajon që historikisht u ka prirë shumë proceseve,shoqerore, politike por edhe sportive ,megjithat Ferizaj dhe Rajoni i Ferizajit nuk është se ka marr ndonje cmim të vecant për sakrificën e bërë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera