Sport

Trajneri i njohur i gatshëm të marr drejtimin e Realit nëse shkarkohet Lopetegui

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 24 October 2018

Antonio Conte është i gatshëm t’i rikthehet bankinës.

Ish trajnerin e Chelsea dhe Juventusit, Antonio Conte, shumë shpejtë mund ta shohim në detyrë, dhe atë duke stërvitur një skuadër të madhe.

Mediet në Itali raportojnë e 49 vjeçari italian është i gatshëm të marrë drejtimin e Real Madridit, nëse Julen Lopetegui shkarkohet.

-Advertisement-

E ardhmja e Lopetugui te Real Madrid varet shumë nga rezultati i ndeshjes së ‘El Clasicos’ kundër Barcelonës.

Një dështim në këtë ndeshje, do të sillte fundin e tij në krye të Real Madridit, me Florentino Perezin që nuk do të hezitonte të ndërpriste bashkëpunimin.

Shkarkimi i Lopetegui, do t’i hapte rrugë Contes të merrte drejtimin e Real Madridit, që po kalon sezonin më të dobët në pesë vitet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera