Sport

Trajneri i Monchengladbach për Barcelonën “nuk është ekip i fortë i dikur”

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 27 October 2020

Borussia Monchengladbach sonte takohet me Real Madridin në kuadër të xhiros së dytë për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërkaq, trajneri i klubit gjerman, Marco Rose ka deklaruar që nuk e ka parë ‘El Clasicon’ e së shtunës, kur madrilienët mposhtën blaugranët me rezultat 3-1.

“Ne e dimë që Barcelona janë duke kaluar nëpër vështirësi, dhe e dimë që nuk është më ajo Barça që në kemi njohur dhe e kemi adhuruar”, ka thënë Rose.

-Advertisement-

I pyetur për ndeshjen e sotme kundër ‘Los Blancos’, tekniku gjerman është shprehur që është i lumtur që ka kundërshtar një ekip të fortë, siç është Reali.

“Ne duam ndeshje të mira, dhe jemi të lumtur që kemi kundërshtarë të fortë. Për një ekip si Gladbach, tradita gjithmonë luan rol të veçantë por kjo nuk do të na ndihmojë neve (kundër Realit), ne duhet që të koncentrohemi se çfarë ndodhë në ndeshje”.

“Ramos është një lojtar që i bën kundërshtarët të ndihen të parehatshëm, dhe është njeri që çdo trajner do të dëshironte ta kishte në skuadër, sidoqoftë unë jam i lumtur me lojtarët e mi, kam shumë lojtarë të cilët mund të jenë lider”, ka përfunduar 44 vjeçari./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera