Sport

Trajneri i Milanit: Përvoja ishte arsyeja e vetme që na mposhti Interi

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 22 September 2019

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, ka këmbëngulur se dallimi i vetëm mes Interit dhe skuadrës së tij ishte përvoja në derbin della Madonnina të shtunën mbrëma, i cili i takoi zikaltërve.

Milani u mposht 2:0 nga rivali i qytetit Interi në derbin della Madonnina dhe pati shumë pak nga loja, derisa zikaltrit e goditën shtyllën tri herë dhe e detyruan Gianluigi Donnarumman t’i bëjë disa pritje madhështore, po ashtu, transmeton Gazeta Express.

“Në fillim ngurruam shumë, pastaj me kalimin e kohës Interi tregoi se ka përvojë më të madhe se ne”, tha Giampaolo për DAZN.

-Advertisement-

“Goli e theu akullin dhe jam i pakënaqur që ekipi reagoi në mënyrë emocionale, sepse pastaj u bë më pak i organizuar he më pak i bashkuar”, shtoi ai.

“Milani ishte në lojë gjatë gjithë kohës dhe dallimi i vetëm dhe i vogël ishte përvoja”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera