Sport

Trajneri i Kosovës zbulon arsyen pse nuk e ftoi Leart Paqaradën për dy ndeshjet e nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 09 November 2021

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Jordaninë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai është pyetur nga gazetarët se pse nuk e ka ftuar futbollistin në top formë, Leart Paqaradën.

Gliha ka thënë se tha se mosftesa e Paqaradës erdhi për shkak se Kosova ka nevojë për mbrojtës të krahit të majtë më defanziv, por shtoi se nëse vazhdon të jetë trajner i ‘Dardanëve’ ai do ta ketë rastin e vet.

-Advertisement-

“Kam menduar rreth tij. Luan mirë ofanziv, por ne kemi nevoj për defanzivë. Në këtë drejtim mendoj se Aliti është më i përshtatshëm. Ai është lojtar shumë i mirë. Nëse une vazhdoj me Kosovën, Paqarada do ta ketë rastin e vet”, u shpreh Gliha.

Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera