Trajneri i Istogut tregon fajtorin e humbjes nga Dukagjini
Autori: Gazeta inFokus
17:48 | 07 April 2021
Istogu u mposht nga Dukagjini me rezultat 2-1, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Golin e vetëm për Istogun e shënoi Ragip Mazrekaj, kurse për Dukagjinin realizoi Altin Merlaku dhe një autogol i njërit futbollist të vendasve.
Pas ndeshjes ka folur trajneri Istogut, Nazmi Rama, i cili tha se për shkak të gjendjes jo të mirë në fushë skuadra e tij nuk arriti të bënte lojë të bukur.
“Ne jemi skuadër që luajmë futboll të bukur dhe në këtë terren ishte thuajse e pamundur. U kam thënë futbollistëve që ajo skuadër që do gaboj më pak dhe do ketë më tepër fat do ta fitojë ndeshjen dhe ashtu ndodhi. Sikur kushtet atmosferike të ishin më ndryshe dhe gjendja e terrenit do ishte më e mirë ju garantoj që edhe skuadra jonë do ishte një tjetër ekip. Ne do të shkojmë në fundjavë për të luajtur me Dukagjinin dhe do të shfaqim ndeshje krejtësisht tjetër. Po ashtu do të luftojmë edhe në ndeshjen kthyese për ta përmbysur këtë rezultat”, ka deklaruar Rama.
Ndeshja kthyese mes Istogut dhe Dukagjinit do të luhet pas dy jave në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ky do të jet moti javën e ardhshme
Në fillim të javës temperaturat shënojnë rritje, por që do të ketë më shumë i...
-
Piloti brazilian tregon si mbijetoi 38 ditë në xhunglën e Amazonës pas rrëzimit të avionit
Antonio Sena me origjinë nga Brazili, po fluturonte i vetëm me një aeroplan C...
-
LAJMI I FUNDIT: Dy shpërthime granatash trondisin Prishtinën
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shk...
-
Komuna e Prizrenit nuk përfill vendimin e OShP-së, shpall fituese të tenderit kompaninë e njëjtë
Edhe pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për anulimin d...
-
Gashi: Po persekutohem pa asnjë provë dhe asnjë dëshmi
Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ervehe Gas...
-
Masat e reja në Kosovë, mijëra automjete kanë kaluar kufirin me Shqipërinë
Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë auto...
-
Ende pa datë për rifillimin e gërmimeve në Kizhevak
Gërmimet në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë tash e disa...
-
Ndërron jetë Shaqir Hoti, instrumentisti i njohur kosovar
Ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti, bëjnë të ditur burime ...
-
OVL i reagon Vjosa Osmanit: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje, madje as nga presidentja
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë reaguar presidentes Vj...
-
IPK ka vënë nën pranga një zyrtar policor
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një zyrtar ...
-
101-vjeçarja nga Prizreni merr vaksinën kundër COVID
Naile Memaj, 101 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit u vaksinua të premten me kurën...
-
Infektologu Ramadani: Vaksinimi pa test për Covid-19, gabim profesional
Në Kosovë vaksinimi po vazhdon tek moshat mbi 85 vjeç në kryeqytet dhe komuna...