Sport

Trajneri i Drenicës i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 24 April 2021

Drenica dhe Feronikeli u ndan baras me rezultat 1-1, duel ky në kuadër të xhiros së 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes për Art Sport ka folur trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, i cili u shpreh i pakënaqur me lojën e skuaadrës së tij.

“Ishte gol fantastik nga Uka, por sa i përket lojës ne u përballem me një kundërshtar që luajti shumë mirë. Ata shënuan shumë herët në pjesën e parë, kurse ne në pjesën e dytë bëmë përpjekje maksimale. Mendoj që loja jonë la shumë për të deshiruar në këtë takim. Nganjëherë nuk rrjedhin gjërat ashtu siç i planifikon. Une kam ardhur me misionin që ta mbaj Drenicën në Superligë, këto dy pikë që kemi lënë sot jam shumë të dhimbshme” tha Sermaxhaj

-Advertisement-

Drenica mban pozitën e tetë ne tabelë me 34 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera