Sport

Trajneri gjerman sulmon Guardiolën: Titujt i fitonte Messi, pse s’fitoi me Bayernin e Manchesterin

Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 13 October 2020

Ish-trajneri gjerman, Felix Magath, që ka drejtuar Bayern Munchen dhe Wolfsburg, në një intervistë për Sport Bild ka folur në lidhje me brezin e artë të Barcelonës. Ai mendon se nuk ka qenë fitorja e trajnerit Pep Guardiola, por e Leo Messit.

“Ishte Messi që ka fituar titujt jo Guardiola. Pa atë, sistemi i Barcelonës nuk do të funksiononte kurrë aq mirë sa në kohën e Pep Guardiolës. Receta e Pep? Nëse do të ishte për punën e tij duhej të fitonte Championsin me Bayernin dhe City para shumë kohësh.

“Ai fitoi sepse Messi ndryshonte fatin e ndeshjes. Për fansat, të mbash topin dhe ta pasosh gjithë kohës është e mërzitshme. Një sistem i tillë funksionon vetëm nëse ke futbollistë teknikisht superior”, – tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera