Sport

Trajneri i Francës e konfirmon largimin e Mbappe nga Monaco – Tregon kampionatin, por jo klubin

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 28 August 2017

Trajneri i përfaqësueses franceze Didier Deschamps ka konfirmuar transferimin e Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain.

PSG raportohet të ketë gjetur akordin me Monaco për një huazim njëvjeçar të 18-vjeçarit me një obligim blerjeje në fund të sezonit me shifrën 180 milionë euro.

Transferimi do ta bënte Mbappe lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë pas Neymar, i cili iu bashkua PSG nga Barcelona për 222 milionë euro.

-Advertisement-

“Ai do të ndryshojë klub, por do të mbetet në Ligue 1,” ishin fjalët e Deschamps në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Holandës dhe Luksemburgut.

“E ardhmja do të tregojë nëse ka marrë vendimin e duhur. Por lojtarët do të mbeten në grumbullim, dhe nëse kanë nevojë për të kryer vizitat mjekësore mund t’i kryejnë këtu”, ka thënë Deschamps.

Monaco fitoi 6-1 ndaj Marseille fundjavën e kaluar duke treguar se nuk ka nevojë për talentin francez.

Madje edhe numrin e tij 10, tashmë e mban blerja më e re Stevan Jovetic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera