Sport

Trajneri i Dritës e fton Gjilanin në festën e titullit

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 02 May 2018

Trajneri i kryesuesve të Vala Superligës, Bekim Isufi ka shprehur keqardhje që skuadra e tij nuk ia doli të fitojë në derbin e Anamoravës dhe të shkëputet në 5 pikë nga Prishtina.

Gjithsesi ai vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, por pranoi se duhet të kishte zgjidhur gjithçka në pjesën e parë.

“Mendoj se bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë, ku edhe duhet të kishim shënuar më shumë, për të mbyllur ndeshjen. Më vjen keq që nuk ia dolëm të fitonim, pasi tani do të ishim sërish 5 pikë para Prishtinës, por kam besim te skuadra dhe do të rikthehemi të marrim 3 pikët, që nga ndeshja e ardhshme ndaj Lirisë, në Gjilan”, tha Isufi.

-Advertisement-

Trajneri i kryesuesve tha se kundërshtari i sotëm ishte shumë i motivuar, por shprehu bindjen se në fund kampionati do të shkojë për Dritën dhe në festë do ketë vend edhe për Gjilanin.

“Gjilani donte të fitonte sot për faktin se ishte një derbi, por edhe për të na hequr mundësinë e titullit dhe për ta mbajtur mend gjatë këtë. Gjithsesi mendoj se në fund do të jemi ne që do të festojmë dhe do të ftojmë edhe ata në festë”, deklaroi trajneri i Dritës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera