Sport

Trajneri i Argjentinës deklarohet para ndeshjes me Islandën

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 15 June 2018
Të shtunën Argjentina do të bëjë debutimin e saj në Botëror përball Islandës.
Jorge Sampaoli e shikon shumë lart ekipin e tij madje vete deri aty sa thotë që do ti tregojmë botës se kush jemi.

“ Islanda është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballuar. Ata luajnë me shumë intensitet dhe janë të fortë në fazën mbrojtëse, do të përpiqen të na ndëshkojnë me kundërsulm. Megjithatë unë kam besim të verbër te futbollistët që drejtoj. Ne do t’u tregojmë të gjithëve në këtë Botëror se Argjentina është ende një skuadër me potencial të madh në futbollin ndërkombëtar.”- u shpreh trajneri Sampaoli. Ka shumë që mendojnë se ky do të jetë Botërori i Messit dhe mbi këtë temë ai është përgjigjur:

“E shikoj shumë mirë Messin. Është shumë i motivuar dhe me kapacitet që ka nuk besoj se do ta ndiejë presionin. Nuk mendoj se ky është Botërori i Messit ne duam vetëm që Leo të dëfrehet në fushën e lojës”- këto kanë qenë fjalët e fundit të trajnerit argjentinas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera