Sport

Trajnerët që e refuzuan Real Madridin para se të emërohej Lopetegui

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 27 July 2018

Duket se ish-trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, nuk ishte zgjedhja e parë e Real Madridit, pasi drejtuesit e klubit i kishin kontraktuar tre trajnerë tjerë para tij, të cilët e kishin refuzuar mundësinë për ta drejtuar gjigantin spanjoll.

Disa trajnerë mund ta vlerësojnë fyes faktin e saj zgjedhja e dytë apo tretë për një punë dhe si pasojë e refuzojnë këtë mundësi menjëherë. Por, ka punë që është vështirë t’i refuzosh, megjithatë.

Lopetegui nuk mendoi dy herë kur iu dha mundësia për të ardhur në stolin e Madridit, edhe pse në atë kohë Kupa e Botës do të niste për tri ditë me të në krye të Spanjës.

-Advertisement-

Lopeteguit s’i ka pengoi fakti se ai nuk ishte zgjedhja e parë e Florentino Perezit, i cili po kërkonte zëvendësuesin e Zinedine Zidane, pas largimit të papritur të francezit.

Perez së pari e kishte kontaktuar Mauricio Pochettinon, pastaj Massimiliano Allegrin, Antonio Conten, mbase Jurgen Kloppin dhe Nagelsmannin.

Të gjithë këta trajnerë e kishin refuzuar haptazi Reak Madridin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera