Sport

Trajner i ri, rregulla të reja

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 15 August 2018
Niko Kovaç me rregulla strikte për lojtarët e Bayernit.

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovaç, ka thënë se lojtarëve nuk u lejohet të përdorin telefonat e tyre celularë jashtë dhomës së zhveshjës.

“Përdorimi i telefonave celularë në dhomën e zhveshjes është në rregull, por përndryshe është e ndaluar. Nëse ne drekojmë së bashku, normalisht duhet të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe të mos luajnë me telefon”, është shprehur trajneri kroat.

Kovaç duket se ka filluar të sjellë disiplinë të madhe në kampionin në fuqi të Gjermanisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera