Lajme

Trajkoviq thotë e Lista Serbe nuk mund të shkaktojë trazira në Kosovë, Janjiq i shqetësuar me kërcënimin

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 23 May 2023

Betimi i Edin Atiq si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, ka ngjallur reagime tek Lista Serbe.

Zyrtarë të lartë nga kjo parti kanë paralajmëruar se me 1 qershor do të përgjigjen dhe do të reagojnë më të gjitha mjetet.

Sipas tyre, kryeministri Albin Kurti është duke kryer represion ndaj komunitet serb në Kosovë.

-Advertisement-

Këtyre kërcënimeve të hapura të Listës Serbe, iu është kundërpërgjigjur politikania Rada Trajkoviq.

Ajo thotë se anëtarët e Listës Serbe nuk po e kuptojnë situatën reale në terren dhe se ata nuk do të mund të shkaktojnë trazira në Kosovë, për shkak të prezencës së forcave të KFOR-it që garantojnë siguri për vendin.

“Në bazë të këtyre deklaratave, Lista Serbe është duke kërcënuar, por realiteti në terren qëndron ndryshe dhe ata duket se nuk po e kuptojnë këtë gjë. Nuk do të ketë më konflikte në Kosovë sepse NATO është ajo që garanton sigurinë në këtë vend. Ne i pranojmë me mirënjohje marrëveshjet politike të cilat promovohen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ajo për Tëvë1.

Megjithatë më i shqetësuar për situatën aktuale po shprehet publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq.

Ai thotë se në qershor mund të bllokohen sërish rrugët në pjesën veriore të Kosovës.

“Nga e gjithë kjo situatë vetëm Kurti dhe Vuçiq duken të pa shqetësuar, që të dy mendojnë se kanë plotësisht të drejtë me atë se çfarë po bëjnë. Nuk e shoh një situatë të ndjeshme vetëm ne veriun e Kosovës, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Mendoj se në qershor ka gjasa reale që të ketë tensione në veri, vështirë se do të shmangen bllokimet e rrugëve dhe protestat e organizuara nga Lista Serbe. Serbia do të vazhdoj t’i mobilizoj strukturat paralele në veri duke u pamundësuar kështu punën kryetarëve të rinj. Ka mbetur shumë pak kohë që të bëhet një zgjidhje para muajit qershor”, shprehet publicisti Janjiq.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat veriore të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera