Lajme

Trajkoviq krahason Kurtin me Vuçiqin: Edhe ai ishte radikal, por pastaj u zbut

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 06 April 2021

Presidenti i Forumit Kombëtar Serb (SNF), Momçilo Trajkoviq, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare, nuk do të pranojë ultimatumin e Prishtinës dhe kryeministrit Kurti për të kushtëzuar Serbinë në njohjen e Kosovës, por do të insistojë në vazhdimin e bisedimeve për çështjet kyçe.

Në një intervistë për KosovaPress, e para pas një mungese të gjatë për shkak të sëmundjes, Trajkoviq thekson se Kurti do të duhet të zbusë pikëpamjet e tij dhe të përshtatet në përputhje me interesat ndërkombëtare, të cilat kryesisht i referohen vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Udhëheqësi i SNF Momçilo Trajkoviq pret që Kurti të ndryshojë retorikën e tij zgjedhore dhe fjalorin duke e krahasuar me presidentin serb para dhe pas ardhjes në pushtet.

-Advertisement-

“Vuçiq ishte një radikal, si ky, një njeri me qëndrime të forta kombëtare dhe madje nacionaliste, por pastaj u zbut. Pastaj kur ai u përball me probleme, dhe posaçërisht duke pasur parasysh që ishte sjellë nga disa marrëdhënie ndërkombëtare, të cilat i kërkojnë të përshtatet në drejtimin e proceseve demokratike. Edhe këtu, unë pres që, pavarësisht nga fakti që Kurti dhe Osmani konsiderojnë se ata u zgjodhën ekskluzivisht nga populli dhe se ata do të jenë të pavarur, se ata do të zbuten dhe do të përqendrohen në dialog “, vlerëson Trajkoviq.

Ai thekson se nëse kryeministri Kurti dëshiron të jetë në pushtet nuk guxon të bëhet frenues në procesin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës dhe se duhet të rregullojë politikën e tij në përputhje me interesat ndërkombëtare.

“Unë jam i sigurt që dialogu do të kërcejë nga vendi i gjashtë, krahas korrupsionit, ai do të jetë i barabartë në agjendën e tij, sepse vetëm në atë mënyrë mund të justifikojë se e meriton pozitën e Kryeministrit”, thotë Trajkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera