Lajme

Trajanovski do të kërkojë vota të shqiptarëve edhe për një mandat në Bashkinë e Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 17 June 2017

Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, i cili sigurisht do të jetë kandidati i OBRM-PDUKM-së edhe për një mandat në Bashkinë e Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale, siç thonë burime nga OBRM-PDUKM këtë radhë do të udhëheq fushatë të hapur për të fituar vota të shqiptarëve, të cilat do të jenë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit në raundin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në kontekstin se Trajanovski krijon dhe edukon marrëdhënie pozitive me shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politik, burime të Fokus thonë se ai ishte i ftuar dhe mori pjesë në varrimin e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, i cili siç dihet u vra pas një zënke verbale nga një bashkëfshatarë.

-Advertisement-

Sipas Fokus, edhe vizita e tij në Tiranë ku mori pjesë në tubimin qendror të LSI-së së Ilir Meta është bërë me qëllim të dërgoj mesazh se ai nuk ka asgjë kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, pasi partia e tij më herët ishte përleshur me qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën, të cilin e akuzuan për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë.

Trajanovski personalisht nuk ka konfirmuar këto informacione, por theksoi se është i gatshëm që të futet në garë për mandatin e tretë për kryetarë të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera