Lajme

“Trainkos” punësoi 15 punëtorë pa konkurs

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 19 June 2017

Ndërmarrja publike Hekurudhat e Kosovës- Trainkos ka punësuar 15 punëtorë pa konkurs, megjithëse këta punonjës kanë mbuluar pozitat e rregullta të punës, mirëpo për ta nuk është zhvilluar procedura e rekrutimit.

Kjo ka ndodhur sipas gjetjeve të Zyrës së Auditorit në  vitin 2016.

“Sipas nenit 8 të Ligjit të Punës, punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës”, thuhet në raportin e auditorit.

-Advertisement-

Pra, me këtë kjo ndërrmarrje ka bërë trajtim jo të barabartë të aplikantëve.

“Diskriminimi është i ndaluar në punëism dhe profesion sipas nenit 5 të Ligjit të Punës. Ndërsa auditori ka gjetje për trajtim jo të barabartë të kandidatëve në intervistë, gjatë procesit të rekrutimit për pozitën Agjent i Marketingut”, shkruan Gazeta Fjala.

Kjo pasi që pyetjet e intervistës nuk ishin të aprovuara paraprakisht dhe të unifikuara për të gjithë kandidatët, mirëpo komisioni kishte aplikuar pyetje krejtësisht të ndryshme për secilin kandidatët, e që auditori këtë e ka vlerësuar si dobësi gjatë procesit të rekrutimit.

Në bazë Udhëzimit për Marrëdhënien e Punës (neni 5), kandidatët e përzgjedhur duhet të ftohen me shkrim së paku 48 orë para testimit.

Mirëpo, nga mos ftesa në tri procese të rekrutimit, disa nga aplikantët përkundër faktit që kanë plotësuar të gjitha kriteret për të marr pjesë në test, nuk kishin qenë pjesëmarrës në test.

Edhe pse sipas zyrtarit të burimeve njerëzore, të gjithë aplikantët janë ftuar përmes telefonit.

Numri aktual i të punësuarve në këtë ndërrmarrje në  fund të vitit ishte 237 punonjës dhe 6 anëtarë të Bordit të Drejtorëve

Zyra e Auditorit në bazë të këtyrë gjetjeve ka dhënë rekomandimin e saj  për Kryesuesin e Bordit, që të shqyrtojë mangësitë e identifikuara dhe të marrë masat e nevojshme që të respektohen dispozitat ligjore përkatëse me rastin e angazhimeve të stafit të ri, gjithashtu pozitat me përgjegjësi operacionale duhet të ushtrohen nga zyrtarët/punonjësit me kontrata të rregullta të punës. /Gazeta Fjala/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera