Lajme

Trainkos paiset me numra të VALA-s

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 27 December 2018

Stafi i kompanisë publike “Trainkos” që nga janari i vitit 2019 do të kenë numra të VALA-s.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, shkruan gazeta inFokus.

Të enjtën u nënshkrua marrëveshja nga ana e Zëvendëskryeshefit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina dhe Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Trainkos”, Gelor Shala, marrëveshje kjo, e cila automatikisht të gjithë stafin e kësaj ndërmarrje e kalon në operatorin publik Vala.

-Advertisement-

Zëvendëskryeshefi i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina tha se shërbimet dhe atraktiviteti i produkteve janë gjithnjë e më tepër duke u mirëpritur nga shumë institucione.

“Fakti që deri më sot personeli i kësaj ndërmarrje ka përdorur numrat e një operatori tjetër konkurrent dhe tash e tutje do t’i bashkëngjiten VALA-s, tregon më së miri se shërbimet dhe atraktiviteti i produkteve tona janë gjithnjë e më tepër duke u mirëpritur nga shumë institucione, ndërmarrje dhe biznese private dhe gjithashtu edhe nga konsumatorë të rinj”, theksoi Kiqina.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i “Trainkos” Gelor Shala bëri të ditur se stafi që ai udhëheq do të ketë lehtësime dhe përparësi të tjera të komunikimit.

”Ne tash e tutje përmes Valës do të kemi shumë mundësi teknike jo vetëm për të lehtësuar komunikimin tonë, por edhe për të kryer më shumë punë përmes internetit të shpejtë dhe mundësive tjera që ofron Vala”, pohoi Shala.

Marrëveshja e sotme dëshmon përkushtimin e Telekomit të Kosovës për të plotësuar në vazhdimësi nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera