Lajme

Tragjike, shqiptari masakron me thikë një të ri në Itali

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 21 June 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës në Alba Adriatika në Itali.

Mësohet se një iri shqiptar ka masakruar me thikë një të ri në Itali.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se viktima Manuel Spinelli 22 vjeç kishte dalë me miqtë e tij në një prej lokaleve të zones, e në një moment kur ai kishte dalë jashtë një makinë kishte ndaluar para këmbëve të tij dhe një i ri e ka qëlluar me thikë disa here.

-Advertisement-

Ai është dërguar për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Disa orë më pas, policia thotë se ka ndaluar si autor të dyshuar, një 27-vjeçar.

Nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të një vajze, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera që po i heton policia. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera