Lajme

Tragjike: Qeni i shtëpisë e mbyt 64 vjeçarin në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 04 December 2017

Një person rreth moshës 64 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga qeni i tij në mëngjesin e së shtunës në Gjakovë.

Një dëshmitare bashkë me djalin e saj e kishte parë në gjendje kritike 64 vjeçarin A.B nga qyteti i Gjakovës. Ai rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës ishte kafshuar për vdekje nga qeni i tij në oborrin e shtëpisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra në gjymtyrët e epërme të trupit si dhe gjakderdhjes së madhe 64 vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësja e policisë rajonale për Gjakovë, Lirije Podrimaj.

-Advertisement-

“Me datë 02.12.2017 në ora 07:00 nga Emergjenca e spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë jemi informuar lidhur me një person pa shenja jete. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar nga dëshmitarët e rastit- familjarët e viktimës se i ndjeri A.B i moshës 64 vjeçar ishte kafshuar nga qeni i tij dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Trupi i viktimës u është dorëzuar familjarëve për procedurat mortore. Ndërkohë që vdekja po hetohet nga stacioni policor në Gjakovë.

“Të gjitha njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës ju është liruar familjarëve për kryerjen e ceremonisë mortore. Rasti është iniciuar si Hetim i Vdekjes dhe vazhdon të hetohen nga stacioni policor në Gjakovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera