Rajoni dhe Bota

Tragjike/ Për një javë koronavirusi shuan familjen e respektuar me katër anëtarë

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 01 April 2020

Asnjë prej familjarëve që jetonin në epiqendrën italiane të koronavirusit Lombardi, nuk ishte probleme të tjera shëndetësore, sipas raportimeve.

Një familje prej katër personash është vrarë tragjikisht nga epidemia e koronavirusit të ri brenda një jave në Lombardi.

Familja ishte nga qyteza prodhuese e veres, Voghera.

-Advertisement-

I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertuçi, 86 vjeç, të premten më 27 mars.

Vdekja e tij u ndoq shpejt prej vdekjes së dy djemve të tij të identifikuar si 54-vjeçari Daniele dhe 46-vjeçari Claudio.

Ata të dy u sëmurën rreth 10 ditë më parë.
Ndërsa gruaja 77 vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtrët e tjerë të familjes, vdiq sot në mëngjes.

Sipas mediave lokale famija kishte shfaqur sipmtoma të njëjta të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Alfredo Bertuçi ishte një artizan i respketuar hekuri në zonë dhe i kishte kaluar zanatin e tij dy djemve, më i riu Claudio thoshte në një intervstë me gazetën lokale kohët e fundit:

“Ndjeva që isha një hekurpunues i mirë vetëm pas 10 vjetësh në punë, të paktën në nivelin e babait tim. Ai ma mësoi këtë profesion.”

Miku i familjesh Massimo Giovanni Fasano tha:

“Kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”.

Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale tha: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera