Fokus

Tragjike| Një doktor shkence i Kosovës është i barabartë me një nxënës të shkollës së mesme

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 18 September 2020

Të kesh titullin doktor shkence e jep përshtypjen për një përgatitje të jashtëzakonshme profesionale.

Megjithatë kjo nuk po del të jetë e vërtetë për Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Një titull i tillë sipas të dhënave të fundit nga Banka Botërore po i bije të jetë e barabartë me një nxënës që është në shkollë të mesme në një vend të zhvilluar.

-Advertisement-

Këtë po e thotë Jusuf Thaçi, të nxjerr nga statistikat e të dhënat e publikuara nga Banka Botërore, shkruan Gazeta Infokus.

“Një doktor shkence i Kosovës ka përgatitje reale shkollore sa një nxënës i shkollës së mesme të një vendi të zhvilluar (jo i diplomuar, por që ende është në shkollë). Përjashtimet nga rregulli nuk e ndryshojnë rregullin”, ka shkruar Thaçi.

Nga këto të dhëna të publikuara thuhet gjithashtu që nëse një fëmijë e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të pres që deri në moshën 18-vjeçare të kryej 13.2 vite shkollim.

Megjithatë, nëse llogaritet mësimnxënia reale prej këtyre 13.2 vitesh mbesin veç 7.9, me një hendek prej 5.3 vite, shkruan Gazeta Infokus.

E në teste të harmonizuara sipas Bankës Botërore nxënësit në Kosovë marrin 374 pikë në një shkallë ku 625 sosh paraqet arritje të përparuar dhe 300 arritje minimale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera