Rozë

Tragjike/ Ish i dashuri hedh nga ballkoni modelen e famshme të “Playboy”, e reja humb jetën

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 18 February 2020

Terapistja e Hollywood-it dhe njëkohësisht modelja e famshme e “Playboy”, Amie Harwick, e cila në të shkuarën ka qenë e fejuara e komedianit të njohur Drew Carey, është vrarë nga një ish i dashur.

Amie u gjet pa shenja jete dhe tërësisht e gjymtuar si pasojë e rënies, në ambientet e jashtme të apartamentit të saj në Hollywood Hills , pasi dyshohet se ishi i modeles, i identifikuar si Gareth Pursehouse, e ka hedhur nga ballkoni të renë.

Mësohet se Amie kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë nuk është marrë shumë seriozisht nga autoritetet lokale, sipas mediave të huaja.

-Advertisement-

Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit, që tashmë i duhet të përballet me akuzat e vrasjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera