Rozë

“Tragjike” Boca Juniors heq dorë nga balerinat – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 02 November 2017

Pushimi gjatë ndeshjes në futboll në të shumtën e rasteve për tifozët është kohë e harxhuar kot, edhe pse është i nevojshëm për futbollistët. Por në disa kampionate është zgjedhur që në 15 minutat mes ndeshjeve të ketë performanca nga më të ndryshmet, ku nuk mungojnë as nxitëset e tifozëve.

Këto të fundit janë të njohura në Argjentinë, veçanërisht ato të Boca Juniors. Por fatkeqësisht ato nuk do të performojnë më, pas vendimit më të fundit të klubit për të evituar akuzat se po i përdor femrat si objekt.

“Jemi të mërzitura, por do vijojmë të ndjekim Boca Juniors e të bëjmë tifo për të”, kanë deklaruar njëzëri vajzat që bënin pjesë e nxitësëve të tifozëve të klubit argjentinas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera