Lajme

Tragjike/ 727 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë në Itali

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 01 April 2020

Në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 727 vdekje të reja ose 110 më pak se dje.

Kjo e rriti numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.155.

Mjekët italianë kanë shtuar shpresën, duke pasur parasysh shpresat e djeshme, se të paktën numri i të infektuarve të ri është në rënie, pavarësisht një shkalle ende të lartë të vdekshmërisë.

-Advertisement-

Megjithatë, sot situata është përmbysur dhe numri i rasteve të reja është rritur në 4,782, ndërsa numri i të vdekurve është zvogëluar.

Numri i rasteve është në rritje dhe në rajonin më të prekur të Lombardisë. Janë regjistruar pothuajse 500 raste më shumë se dje ose 1.565.

Guvernatori i Lombardisë, Atilio Fontana beson se pandemia tani ka arritur kulmin.

Në Itali, 110.574 persona janë infektuar që nga përhapja e koronavirusit, ndërsa 16.847 janë shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera