Lajme

Tragjike: 35 vjeçari nga Mitrovica vdes në vendin e tij të punës

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 15 July 2020

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës gjatë ditës së djeshme.

Aty ka humbur jetën një 35 vjeçar i cili nuk u ka mbijetuar lëndimeve që mori në vendin e tij të punës, shkruan Reporteri.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

Ngushëllime për vdekjen e të riut nga Mitrovica ka shprehur edhe  hoxha nga Mitrovica, Shkëlzen Hoxha derisa ka bërë të ditur identitetin e të ndjerit.

-Advertisement-

Hoxha ka pasur fjalë të mira për të ndjerin, duke e përshkruar si fetar të përkushtuar.

Reagimi i hoxhës:

“Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai kemi per tu kthyer”

Sot 14.07.2020 pas një aksidenti në vend të punës në moshën 35 vjeçare ka ndërru jetë Perparim N. Peci nga fshati Zhazhë.
Perparimi ishte një nder xhematlitë më të përpikët të xhamisë, ai u kthente nga puna i lodhur dhe rraskapitur por asnjëherë nuk e la pa dalë në xhami për ta thirr ezanin dhe falur namazin e jacisë.
Për ta ditur se kush ishte Perparimi me ju sonte po ndajë këtë bisedë private që kisha me rahmetliun para disa muajve.
Ishim tuj bisedu diçka rreth namazit, dhe nder të tjera më tha: Hoxhë, ElhamduliLah prej që kam fillu me u falë, asnjë namaz kurr nuk më ka ikë!
Lutuni per vëllaun tonë Perparim dhe familjen e tij, Allahu na bashkoftë në xhennet. Amin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera