Tragjedia në Kaçanik, çfarë dihet deri tani për vrasjen që tronditi qytetin e vogël

Autori: Gazeta inFokus
20:27 | 10 May 2022
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Kaçanikut. Rreth orës 14:00, policia mori informacion se në magjistralën Ferizaj-Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”, përballë Varrezave të Dëshmorëve dy persona janë sulmuar me armë zjarri.
Dy personat, që ishin vëllëzër nga fshati Dubravë i Kaçanikut, ishin sulmuar teksa në vend të ngjarjes menjëherë kishin dalë Policia dhe Prokuroria.
Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.
Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.
Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.
Kurse, nga Prokuroria në Ferizaj, kanë bërë të ditur se motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshurit lidhur me këtë rast gjenden në arrati.
Disa orë më vonë policia vetëm se kishte një pistë hetimi dhe kishte identifikuar autorin e krimit. Ai ishte në arrati, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës kishte qëndruar një kohë në vendin e ngjarjes derisa ekipet e forenzikës kishin kryer hetimet e tyre dhe kishin mbledhur provat.
I plagosuri ishte dërguar menjëherë në QKUK ku i ishte nënshtruar një operacioni. Burimet e IndeksOnline nga QKUK kanë thënë ai është plagosur rëndë në fytyrë dhe pjesë tjera të trupit, mirëpo mjekët kanë arritur ta stabilizojnë gjendjen e tij.
Të tjera
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinës. Sip...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...
-
VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”
10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gja...
-
Reagimi i ashpër i djalit të Hysni Gucatit
Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, N...
-
Edhe kërcënimi me bombë në “Xhevdet Doda” doli alarm i rrejshëm
Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësir...
-
Hovenier: Duhet punë sistemore për të luftuar dhunën në familje
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se instit...
-
Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit
Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Ko...
-
Momenti kur një person goditet në fytyrë me shufër të peshave në palestrën e fitnesit
Ky është momenti tronditës kur një frekuentues palestrash nga Britania, u sul...
-
Përfundon trajnimi për Solvency II
Përfaqësues nga të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë, përfaqësues nga B...
-
Gjukanoviq: Mali i Zi e mbështet dialogun politik Kosovë-Serbi
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë që ndër problemet kyçe të...
-
Kosovari sulmohet brutalisht me thikë
Një burrë nga Kosova, 33 vjeç, gjatë një ecejake në rrugët e Mynihut, papritu...
-
Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i hiqen privilegjet
Në Partinë Socialdemokrate, SPD ka ende anëtarë që i janë mirënjohës Gerhard ...