Lajme

Tragjedia në Bullgari, anulohen të gjitha aktivitete në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 23 November 2021

Për shkak të tragjedisë së rëndë, ku humbën jetën 45 persona janë anuluar të gjitha aktivitetet në Kuvend në Maqedoninë e Veriut si dhe të gjitha takimet e planifikuara.

Kuvendi ka ngrirë të gjitha zhvillimet, ndërsa subjektet politike kanë anuluar takimet e planifikuara për sot.

LSDM dhe Alternativa kishin thirrur mbledhje të kryesive qendrore për të diskutuar zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare.

-Advertisement-

Megjithatë sipas njoftimeve jozyrtare këto takime janë anuluar për shkak të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Bullgari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera