Tragjedia e familjes Lala, historia që i mallëngjeu të gjithë
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 30 November 2019
Marjeta, kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6 vjeç dhe dy binjakët 2 vjeçar, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10 vjeç, ishte disa metra më tej; ishte gjetur e vdekur pak orë para saj.
Tani nuk ka më asnjë njeri për tu shpëtuar nën rrënojat e asaj që ishte një shtëpi familjare prej pesë katesh, ndërtuar pa rregulla, si gjithë vilat e tjera të lagjes që lindi në fund të komunizmit, në terrenin jo stabël të një ish kënete në Durrës, ku në vitet 90 dëgjoheshin vetëm bretkosat.
Familja Lala u shua e gjitha me përjashtim të 16 vjeçarit Ramë lala që u nxorr pas 14 orësh gërmime me duar. Historia e tyre ka mallëngjyer të gjithë; është bërë epitoma e një tragjedie kombëtare që deri më tani ka marrë 50 jetë njerëzish duke shpalosur krizën dramatike në ndërtim kur rënia e regjimit komunist bëri që gjysma e vendit të ndërtonte shtëpi me mure me disa tulla të gjetura diku, ndonjë thes rërë dhe një xhaxha murator. E kur sipërmarrësit e rinj pa skrupuj dhe pa kontroll, u bë një lojë e lehtë për të bërë para ndërtimi i kolosëve pa themele në një tokë sizmikisht jo stabile.
Gjyshja Sahadete, e vdekur pranë të birit, ilir. Ishte gjetur më herët, madje edhe para se të ndërhynin skuadrat speciale kosovare me rruspa dhe mjete të tjera. Nga rrënojat ishte dëgjuar vetëm zëri i Ramës. Ky i fundit ishte strukturë pranë lavatriçes, që edhe e kish shpëtuar duke i shërbyer si mburojë. Ishte thuajse në pozicionin e një fetusi por i kthyer në njërën anë, me këmbët të shtypura nga çimentoja. Kam dëgjuar motrën, është e gjallë, shpëtojeni – lutej ai. Por, edhe trupi i Griseldës, 19 vjeç, doli pa jetë.
Skuadrat kosovare u zëvendësuan nga ato italiane, të njëjtat që kanë shpëtuar jetë në Rigopiano dhe Amatrice, të cilat ndryshuan teknikë me shpresë se do të gjenin akoma ndonjë të gjallë. U fikën mjetet e rënda dhe u përqendruan tek puna me precizion, me telekamera dhe qenë. Por pa rezultat. Nuk kishte më asnjë shenjë jete nën rrënoja.
“Nuk duhen humbur kurrë shpresat” – thonin ata ndërsa i gjithë vendi lutej për atë familje të madhe të shuar nga tërmeti. Por nuk mund të bënin më asgjë…
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...