Lajme

“Tragjedia e djeshme do na përcjellë gjatë gjithë jetës”, Deva Tours reagon pas aksidentit

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 26 July 2021

Kompania “Deva Tours” e cila po barte mërgimtaret nga Gjermani për në Kosovë ka dalë me një telegrame ngushëllimi për të gjithë personat që humbën familjaret e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo kompani përmes një njoftimi ka thënë se kjo tragjedi e cila ndodhi në Kroaci do t’i përcjellë gjatë gjithë jetës.

“Me trishtim dhe dhimbje të madhe po e përjetojmë qdo sekond të tragjedisë së djeshme e cila do të na përcjellë gjatë gjithë jetës! Është e vështirë të gjinden mendimet dhe fjalët racionale për t’a përshkruar peshën e dhimbjes që secili nga ne po e bart mbi supe”, thuhet në komunikatën e Deva Tours.

-Advertisement-

Nga kjo kompani kanë thënë se gjithnjë janë përpjekur të jenë në krye të detyrës dhe shërbime sa më të mirë.

“Si gjithmonë, jemi përpjekur të jemi maksimalisht në krye të detyrës dhe shërbimit sa më të mirë për bashkatdhetarët tonë. Por, fatkeqësisht kjo tragjedi na preu rrugen dhe na mori me vete më të dashurit, dhe poashtu edhe kolegun tonë shembullor Naserin i cili la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë si njeri i mire, puntor i zellshëm dhe i kompletuar”, kanë deklaruar nga kompania e udhëtimit.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera