Lajme

Tragjedi: Ngordhin 55 elefantë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 22 October 2019

55 elefantë, kanë ngordhur në Zimbabve si pasojë e thatësirës. Elefantët janë përballur me uri të madhe, gjatë dy muajve të fundit në parkun më të madh kombëtar të Zimbabve.

Thatësira e madhe detyroi kafshët që të enden, në komunitetet më të afërta për të kërkuar ushqim dhe ujë.

Kjo thatësi, është më e madhja ndër vite në vendin e Afrikës së Jugut, e cila është gjithashtu duke u përballur me probleme ekonomike, duke rezultuar me mungesë massive të ushqimit dhe ujit.

-Advertisement-

Zimbabve ka numrin më të madh të elefantëve në Afrikë, dhe kërkon që të lejohet të eksportojë edhe më shumë të tillë, për të lehtësuar presionin në habitatin e kafshëve dhe për të mbledhur para të nevojshme për ruajtjen e tyre

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera