Lajme

Tragjedi në Mitrovicë: 62-vjeçarja vdes pasi ra në bunar

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 20 August 2019

Një 62-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në këtë komunë.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 62-vjeçares.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera