Sport

Tragjedi në futbollin bolivian, vritet me 4 plumba Nelson Mauriel Alvarez

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 05 July 2019

ragjedi në futbollin bolivian. Nelson Mauriel Alvarez, biznesmen i njohur në këtë vend dhe zv.presidenti i ekipit të Blooming, është vrarë gjatë një atentati.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e qytetit të Santa Cruz de la Sierra.

Katër plumba pistolete kanë përshkruar trupin e zv.presidentit të ekipit të Blooming, që sezonin e fundit u rendit në vendin e katërt në Apertura.

-Advertisement-

Plagë në këmbë dhe krahë ka marrë edhe dhe Sebastian Pena, një nga drejtuesit e klubit, por është jashtë rrezikut për jetën, raporton telesport. Policia ka arrestuar dy vrasësit, pas ndjekjes në rrugët e qytetit.

Njëri prej tyre është me nënshtetësi kolumbiane dhe ndodhej me motor në momentin e atentatit.

Mediat thonë se viktima ishte pre e një vjedhje rutinë në rrugët e qytetit, por policia ka mohuar gjithçka, duke konfirmuar se hetimet vazhdojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera