Lajme

Tragjedi në familjen kosovare në Itali

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 09 January 2020

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi banesa u përshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 8 janar, rreth orës 2:50 në Servigliano (Fermo).

Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e tymit nxori me shpejtësi jashtë vajzën më të vogël, por pa mundur të kthehej për të marrë tjetrën pasi flakët përparuan me shpejtësi.

-Advertisement-

Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë, raporton Lapsi.al përcjellë Klan Kosova.

Familja, me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator.

Në shtëpi vajza jetonte me motrën e saj më të vogël të lindur në vitin 2015, babanë e saj, një punëtor 40 vjeç në një kompani ndërtimi dhe nënën e saj, një shtëpiake pak më e re se burri i saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera