Sport

Tragjedi në Egjipt, trajneri vdes pasi skuadra e tij shënon gol

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 03 December 2021

Adham El-Selhedar e festoi me shumë pasion golin që skuadra e tij Al Magd e shënoi kundër Al-Zarkas dhe qaste më vonë u nda nga jeta.

Ai pësoi sulm në zemër teksa po iu jepte instruksione futbollistëve të tij në ndeshjen që ishte fare në fund.

Në spital u konstatua edhe vdekja e trajnerit të skuadrës.

-Advertisement-

Vendësit e shënuan golin e fitores në minutën e dytë të kohës shtesë.

Të gjithë u munduan ta ndihmonin, madje edhe ambulanca erdhi menjëherë, por trajneri më pas vdiq në spitalin Al-Amriya në Alexandria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera