Rajoni dhe Bota

Tragjedi: 16-vjeçarja bie nga ndërtesa 23 metërshe, po ndihmonte nxënëset të lëshoheshin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 27 July 2017

Një adoleshente nga qyteti Jaipur në Indi ka rënë nga ndërtesa dhe ka mbetur e vdekur.

Në incizimin shqetësues i cili ishte regjistruar, shihet se si Aditi Sanghi 16 vjeçare ndihmon nxënëset tjera gjatë një ushtrimi në lëshim me litar. Në një moment ajo e humb drejtpeshimin dhe bie nga lartësia prej rreth 23 metra, transmeton gazetametro.net.

Doktoresha Raki Gupta ka deklaruar se bëhet fjalë për rastin aksidental, por disa nxënëse kanë thënë se tragjedia ndoshta ishte evituar po të ekzistonin masat e sigurisë si rrjeti për ndalim gjatë rënies.

-Advertisement-

Nga policia thonë se janë duke hetuar se çfarë ka ndodhur në momentin e kobshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera