Lajme

Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 do të jenë elektrik

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 20 July 2023

Trafikut Urban në Prishtinë pritet që së shpejti t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka theksuar se nga 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre do të jenë elektrik.

“Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka theksuar se që nga hyrja në fuqi e përdorimit të biletës ditore, është shtuar numri i udhëtarëve që përdorin Trafikun Urban.

“10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera