Lajme

Trafiku Urban ndan 4 ulëse me përparësi për kategorinë e personave të ndjeshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 18 January 2024

Nga Trafiku Urban në Prishtinë njoftojnë se në autobusë kanë dedikuar ulëse me përparësi.

Siç bëhet e ditur me anë të një postimi në Facebook, nga tani 4 ulëse në pjesën e parë të secilit autobus do të jenë ulëse me përparësi për gra shtatzëna, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar ose më pak të aftë për të qëndruar në këmbë.

“Jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve dhe në sigurimin e një transporti më efikas për të gjithë”, thuhet tutje në postimin e Trafikut Urban.

-Advertisement-

  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera