Lajme

Trafiku Urban kërkon të gjejë personin që i kanë humbur 40 euro në autobus

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 22 February 2021

Stafi “Trafikut Urban” në Prishtinë ka njoftuar se ka gjetur 40 euro në njërin prej autobusëve të tyre.

Me këtë rast, Trafiku Urban njofton se personit që i kanë humbur, paratë mund t’i gjejë duke kontaktuar në qendrën e thirrjeve.

“Stafi i autobusëve të NPK ‘Trafiku Urban’ duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur një shumë e parave me vlerë prej 40 euro. Kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj qytetari që dëshmon për linjën dhe kohën mund të kontaktoj Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber: +383 45 10 11 22; +383 45 10 11 23; +383 45 10 11 28. Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, ka njoftuar “Trafiku Urban”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera