Lajme

Trafiku i kokainës nga Holanda, kush janë shqiptarët në krye të bandës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 02 May 2017

Mediat italiane kane zbardhur te tjera detaje, e bashke me to edhe emrat e familjes shqiptare qe ishte ne krye te nje organizate famekeqe e cila importonte kokaine nga Holanda per ne Itali dhe me te fitonin qindra e mijera euro ne muaj.

Hetimet që kanë nisur që në vitin 2014, lejuan identifikimin e dy vëllezërve shqiptarë, të cilët vepronin në provincën e Firences. Ata janë Ervis Lulashi (29 vjeç) e Fabjo Lulashi (31 vjeç), të dy me banim në Sesto Fiorentino (Firence).

 Ervisi dhe Fabjo furnizoheshin me kokainë nga vëllai i tyre Eljon Lulashi (34 vjeç), me banim në St. Gallen (Zvicër), te cilit i vinte ne ndihme ne kete aktivitet te jashteligjshem edhe bashkëjetuesja e tij.

Droga dërgohej me korrierë nga Holanda në Zvicër, ku pjesërisht shitej atje dhe pjesërisht transportohej në Itali nga dy vëllezërit Lulashi.

-Advertisement-

Gjatë hetimeve është dokumentuar trafikimi i rreth 12 kg heroinë nga Holanda në Zvicër nga marsi 2015 deri te maji i të njëjtit vit.

Aktiviteti i vëllezërve Lulashi ka çuar në identifikimin e një tjetër shqiptari, Kolë Blinishta (29 vjeç). Në tetor 2015 ai furnizoi me 1 kg kokainë dy vëllezërit.

Por 3 vëllezërit nuk ishin të vetmit e faljes të përfshirë në trafikun e drogës. Bashkë me ta ishte edhe i ati i tyre si dhe bashkëshortja e njërit prej vëllezërve.

Në grupin kriminal bënte jesh edhe shqiptari tjetër Nikoll Lleshi, 36 vjeç, italiani 30-vjeçar Claudio D’Elia, marokeni 24-vjeçar Said Ez Zitouni, si dhe Agim Koçeçu, 40 vjeç. Ky i fundit ishte punëtor i një kompanie transporti në Sesto Fiorentino (Firenze). Në magazinat e kësaj kompanie, Agimi mbante kokainën, në pritje për t’u dërguar te blerësit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera