Trafiku i drogës, goditet rrjeti shqiptar në Gjermani, Itali e Holandë
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 23 June 2023
Një rrjet trafikantësh droge, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, u godit gjatë një operacioni policer të shtrirë në tre shtete, Gjermani, Italia dhe Hollandë, bënë të ditur të premten përmes një komunikate, Europol dhe Eurojust, dy organizmat europianë të cilët mbështetën hetimet dhe koordinuan ndërhyrjen.
Gjatë aksionit u arrestuan 35 të dyshuar dhe u kontrolluan 51 mjedise në vendet e përfshira. Më shumë se 600 policë u përfshinë në operacion. Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e saj të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian. Sipas komunikatës, anëtarët e këtij grupi “njihen edhe për përdorimin e dhunës, duke përfshirë episode torture dhe rrëmbimi me qëllim zhvatjeje”.
Nga të dhënat e hetimit rezulton se “autorët kanë mundur të shfrytëzojnë burime të konsiderueshme financiare që dyshohet se janë marrë nga aktivitete të mëparshme të trafikut të drogës. Ata kishin disa baza logjistike ku ruheshin lëndët narkotike dhe të ardhurat e siguara nga trafiku, e ku mund të takoheshin me njëri tjetrin. Ata kishin në zotërim gjithashtu, një flotë të gjerë automjetesh të pajisura me ndarje të fshehta, të sofistikuara si dhe elefona celularë të pajisur me aplikacione të koduara për mesazhe dhe shërbime të tjera”.
Ky rrjet po ashtu, ka mundur të importojë nga Amerika e Jugut, përgjatë 35 episodeve, 1 ton kokainë dhe 1 ton hashash, në total, në periudhën mars 2020-qershor 2021, nga tregtimi i së cilave, mendohet të jenë gjeneruar të ardhura prej më shumë se 1 miliardë euro. Ndërsa gjatë hetimit, u bë i mundur, sekuestrimi i mbi 1 milion eurove, në cash. Në Gjermani, disa të dyshuar zotëronin një restorant luksoz, një bar dhe një agjenci imobiliare, të cilat, dyshohet, se përdoreshin për të pastruar paratë nga aktivitetet e trafikut të drogës./VOA
Të tjera
-
Osmani me dy vajzat e saja shkon për Krishtlindje në Bondsteel
Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në kampin Bondsteel ka qenë për...
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...