Lajme

Trafikonte emigrantë në Britani, paditet shqiptari

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 04 February 2018

Një shqiptar që nuk e ka pranuar akuzën për trafikim të qenieve njerëzore, do të dalë në gjyq në Britani, pas hetimeve të bëra nga Agjencia e Luftës kundër Krimit, NCA, e njohur si FBI-ja britanike.

Afrim Xhekaliu, 40-vjeçar me banim në Londër, akuzohet se ilegalisht ka sjellë me gomone, duke kaluar kanalin e La Manshit drejt Anglisë 7 bashkëkombas të tij dhe një grua. Emigrantët shqiptarë u shpëtuan nga Rojet Bregdetare në afërsi të qytetit bregdetar Eastbourne, ditën e mërkurë.

Shqiptari është paditur për sheklje të ligjeve të emigracionit dhe zotërim të pronës kriminale, pasi iu gjetën 1.000 stërlina me vete. Policia arrestoi edhe dy persona të tjerë, ku njëri është liruar për hetime të mëtejshme, ndërsa tjetrit iu pushua çështja.

-Advertisement-

Martin Grace, drejtues i lartë i hetuesisë, thotë se “ky incident demostron rreziqet që shoqërojnë përpjekje të kësaj natyre për të kaluar kanalin e La Manshit në forma të tilla. Ata që ishin në gomone kanë qenë jashtëzakonisht me fat, teksa iu mundësua që të shpëtonin shëndoshë e mirë”.

Mbërritja me gomone në brigjet e Anglisë është e pazakontë, pasi shumica e shqiptarëve mbërrijnë atje me maune dhe forma nga më të sofistikuarat, madje ka pasur raste edhe me avionë privatë.

Britania, pavarësisht forcimit të masave të kontrollit kufitar, mbetet një destinacion i preferuar i shqiptarëve, të cilët vazhdojnë të mbërrijnë në ishull në numra që nuk shënojnë rënie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera