Trafik armësh me DHL/ Autori u tradhtua nga gjurmët e gishtave
Autori: Gazeta inFokus
20:07 | 27 August 2017
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi i Policisë për rastin e trafikimit të pjesëve për tre automatikë “Kallashnikovë”, nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe.
Burime të Policisë së Shtetit thanë dje për “Klan”, se fillimisht u kërkua të identifikoheshin autorët nëpërmjet pamjeve filmike. Por më pas është vënë re se ambalazhet e përdorura me faqe të tillë në të cilat mund të liheshin gjurmë gishtërinjsh. Sipas ekspertëve, ambalazhet ishin me material qesesh plastike dhe letre të lëmuar në të cilat mbeten gjurmë gishtërinjsh.
Kjo ka bërë që menjëherë ekspertët të kërkojnë ekzaminim të ambalazheve. Prej tyre është zbuluar se kishte gjurmë gishtërinjsh që mund të krahasoheshin. Pas marrjes së gjurmëve ato janë futur në sistemin e krahasimit të gjurmëve nga ekspertët. Rezultati nuk vonoi për të identifikuar Saimir Çullhajn 32 vjeçar si një nga dërguesit. Po ashtu edhe personi tjetër me inicialet N. F, i identifikuar gjithashtu sipas policisë, kishte gjurmë në ambalazhet e pakos ku u gjetën armët.
Pas këtij konfirmimi, policia mbërriti në banesat e dy të dyshuarve, por aty u gjet vetëm Saimir Çullhaj, i cili u arrestua menjëherë. Personi tjetër nuk u gjet në banesë. Për hetimet e mëtejshme, policia shqiptare mësohet se iu ka dërguar një informacion të detajuar zyrës së “Scotland Yard”, në Londër, por edhe partnerëve të tjerë policorë të saj, si dhe zyrës së Interpolit në Lion. Të hënën pritet që Çullhaj të paraqitet për masë sigurie në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për t’i caktuar masën e sigurisë. Tv Klan

T� tjera
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...


































