Rozë

Tradhtitë e Piques nuk kanë fund! Del në dritë romanca e re e futbollistit me një studente

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 11 August 2022

Çdo ditë që kalon del në dritë një detaj i ri në lidhje me tradhtitë e Gerard Piques ndaj këngëtares së famshme, Shakira.

Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi se futbollisti i famshëm po përjeton një romancë të re. Ajo është 23-vjeçarja, Clara Chia Marti, që punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcelonës “Kosmos”.

Sipas “The Sun”, dyshja janë njohur në kompani dhe prej muajsh takohen fshehurazi me njëri-tjetrin.

-Advertisement-

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar vente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”, u shpreh një burim për prestigjiozen britanike.

Ndërkohë kujtojmë që Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre në qershor të këtij viti, përmes një deklarate për shtyp. Dyshaj i dhanë fund lidhjes së tyre 12 vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë Sashën dhe Milan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera