Lajme

“Tradhtarë janë ata që i bënë vrasjet”, djali i aktivistit të vrarë të LDK-së i del në mbrojtje Gërvallës

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 04 May 2021

Djali i ish-aktivistit të LDK-së Smajl Hajdaraj, Shpetimi, ka dalë në mbështetje të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, pasi në skenë doli në intervistë e vjetër e saj ku i quante kriminelë disa prej ish-krerëve të UÇK-së.

Shpëtim Hajdaraj ka komentuar në postimin e Donika Gërvallës ku kërkonte drejtësi për krimet e pasluftës.

Kosova furnizohet me rreth 5000 vaksina anti-Covid

-Advertisement-

“Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit”, ka thënë Gërvalla.

“Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, ka shtuar ajo në një status në Facebook.

“Tradhëtarë janë ata që i bënë vrasjet, jo ai/ajo që angazhohet me i zbardhë krimet. Kurajo për Donikën”, tha Shpëtim Hajdaraj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera