Auto&Tech

TOYOTA, 354 MIJË DOLLARË PËR PRODHIMIN E MAKINËS FLUTURUESE

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 15 May 2017

Toyota japoneze do të mbështesë një grup inxhinierësh për projektin e një makine fluturuese.

Ajo do të financojë me 354.000 dollarë grupin Cartivator që operon jashtë qytetit të Toyota në Japoninë Qendrore.

Makina e quajtur Skydrive përdor teknologjinë e një droni, ka 3 rrota dhe 4 helika, raporton Nikkei Asian Review.

-Advertisement-

Skydrive, me gjatësi 2.9 metra dhe gjerësi 1.3 metra, mendohet se do të jetë makina më e vogël fluturuese në botë, shkruan oranews. Ka një shpejtësi maksimale të parashikuar prej 100 km/h dhe udhëton në lartësinë 10 metra mbi tokë. Ekipi prej 30 personash shpreson që makina të prodhohet shpejt që të mund të përdoret për të ndezur flakën në Lojrat Opilmike që do të mbahen në Tokyo në 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera