Sport

Tovërlani: FFK të organizojë kurse për lojtarët e Përfaqësueses

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 13 October 2018

Afrim Tovërlani, shef i shtabit teknik te Ferizaj ka dhënë një propozim mjaft interesant në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai mendon që Federata e Futbollit e Kosovës duhet të organizojë kurse të gjuhës shqipe, pavarësisht që shumë prej futbollistëve flasin mirë gjuhën amtare.

“Futbollistët e Përfaqësueses po flasin shumë mirë shqip. Shumicë e tyre kanë shkuar të vegjël në Evropë ose kanë lindur atje. Megjithatë, nëse kanë probleme me gjuhë, FFK mund tua organizojë një kurs të gjuhës”, ka thënë Tovërlani.

-Advertisement-

Kujtojmë që Kosova të dielen zhvillon duelin katërt të grupit në Ligën e Kombeve, ndërkohë përballë do ta ketë Përfaqësuesen e Ishujve Faraoe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera