Sport

Tottenhami në garë me Arsenalin për yllin anglez

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 06 January 2022

Dy skuadrat londineze Tottenham dhe Arsenal janë të gatshme që t’i futen garës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Brightonit Tariq Lamptey, raporton “Express Sport”.

Së fundmi, Lamptey është rikthyer nga një lëndim i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, dhe tani është duke impresionuar me paraqitjet e tij për Brighton.

Klube të shumta kanë shprehur interesim në shërbimet e mbrojtësit anglez, ku ndër to janë edhe dy skuadrat londineze Tottenham dhe Arsenal.

-Advertisement-

Raportohet se trajnerët Mikel Arteta dhe Antonio Conte dëshirojnë me çdo kusht që të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe e shohin Lampteyn si transferimin ideal për të mbuluar pozitën e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Që nga largimi prej Chelseat, Lamptey ka arritur të bëjë 32 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Brighton, duke regjistruar një gol dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera