Sport

Tottenhami mposhtë Chelsean në penallti dhe kalon në çerekfinale të Carabao Cup

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 29 September 2020

Tottenhami ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup, pasi e ka mposhtur Chelsean në penallti, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshjen më mirë e nisë të drejtuarit e Franc Lampardit, të cilët shënuan me anë të Timo Wernerit në minutën 19’ për rezultatin 1-0.

Kur u mendua se Chelsea po kalonte tutje, në skenë doli Eric Lamela, i cili në minutën e 83’ e barazoi rezultatin.

-Advertisement-

90 minuta lojë u mbyllë me shifrat 1-1, ndërsa skuadra shkruan në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Edhe vazhdimet u mbyllë me rezultat 1-1, dhe fitues u deshtë të përcaktohej në penallti.

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan lojtarët e Jose Mourinhos, të cilët më rezultat 5-4 eliminuan Chelsean nga Carabao Cup.

Penalltinë e vetme për ‘Blutë’ nga Londra e humbi Mason Mount./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera